Brenda vilës luksoze 22,269 $/nata në ishullin grek, ku po pushon Rita Ora!

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 11:23
Brenda vilës luksoze 22,269 $/nata në ishullin grek, ku po pushon Rita Ora!

Rita Ora ka zgjedhur të pushojë në ishujt grekë pas një udhëtimi në Ibiza me miqtë e saj dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull të plotë vendit ku po pushon këngëtarja shqiptare, e cila ka zgjedhur Korfuzin dhe një super resort që kushton 22,269 dollarë nata.

Vila ku ajo po qëndron është 1.000 metër katror, dhe mund të presë deri në 14 persona. Ajo ofron pamje mahnitëse të bregdetit grek dhe shqiptar, një kinema dhe një ujëvarë.

Të shtatë suitat përfshijnë tualet të veçantë dhe dhoma, të kompletuara me pamje nga deti. Vila e sapohapur gjithashtu ofron një kuzhinier privat, portier, një kafene e shërbim 24 orë në dispozicion të këngëtares së hitit “Hot Right Now”, 29 vjeç.

E vendosur në një zonë të izoluar të ishullit, Rita dhe miqtë e saj mund të shijojnë pamjet e mrekullueshme të detit dhe udhëtimet e jahteve. Megjithatë, pavarësisht pushimeve në Greqi, Rita do të përballet me 14 ditë karantinë kur ajo të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Rita dhe regjisori greko-francez Romain, 39 vjeç, u panë për herë të parë bashkë muajin e kaluar pas një feste. Duke folur për The Sun, miqtë këmbëngulën se Rita po kalon një romancë me kineastin pasi u pa duke shijuar një mbrëmje të këndshme me të.

Këngëtarja i ka bërë publike lidhjet se saj me Calvin Harris, Andrew Garfield, Rob Kardashian, muzikantin Andrew Watt dhe Ricky Hil – djali i stilistit Tommy Hilfiger, por për lidhjen e fundit nuk ka bërë asnjë reagim.

(Kosova Sot Online)