Dua Lipa sjell projektin e ri, Anwar Hadid i surprizon të gjithë me shfaqjen e tij në të

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 14:31
Dua Lipa sjell projektin e ri, Anwar Hadid i surprizon të gjithë me shfaqjen e tij në të

Dua Lipa po përjeton prej disa muajsh historinë më të bukur të dashurisë me Anwar Hadid.

Dyshja ka shijuar çdo moment bashkë duke udhëtuar në vende të ndryshme dhe duke u ndarë këto edhe me ndjekësit e tyre.

Së fundmi Hadid është shfaqur dhe në projektin muzikor të të dashurës së tij, të titulluar “Levitating” në bashkëpunim me Madonna and Missy Elliott.

Ky veprim i Anwar i ka bërë fansat të mendojnë se dyshja ndihen mjaft të dashuruar dhe e përkrahin njëri-tjetrin në çdo hap.

Kujtojmë se historia e tyre nisi në muajin qershor të 2019-ës, atëherë kur Dua u fotografua në festën e ditëlindjes së Anwar.

(Kosova Sot Online)