Kjo vajzë i ngjan Rihanna-s më shumë se vetë Rihanna dhe tani s’po i dallojmë dot!

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 15:02
Kjo vajzë i ngjan Rihanna-s më shumë se vetë Rihanna dhe tani s’po i dallojmë dot!

Interneti është bërë konfuz me një video të fundit që po qarkullon, ku një vajzë duket tmerrësisht identike me këngëtaren Rihanna.

Priscila Beatrice publikoi një video në TikTok që tani është bërë virale, dhe duket si kopja e krijueses së Savage x Fenty.

Në klip, ajo shihet e drejtuar me kurrizin e saj drejt aparatit fotografik, ndërsa në sfond dëgjohet”Back Up” i Dej Loaf.

Më gërshetat identike si të këngëtares, vajza kthehet më pas dhe shohim një imazh identik me të Rihanna-s për Fashion Awards në vitin 2019.

28-vjeçarja jo vetëm që i ka stiluar flokët njësoj si ylli i muzikës, por edhe makijazhin e ka bërë njësoj si ajo.

Nëse mendoni se edhe ju mund të realizoni një makijazh të tillë, më poshtë keni vdeo tutorial-in që ju tregon hapat.

Beatrice ka edhe një sërë fotografish dhe videosh të tjera në faqen e saj në Instagram, që vërtetojnë se ajo duket si Rihanna edhe pa grim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

How the tables have turned. #CommentsByCelebs

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on

(Kosova Sot Online)