‘A do të jetoje në një shtëpi me vjehrrën?’ përgjigjja e Fifit nuk duhet humbur

  • G.G /
  • 18 August 2020 - 10:37
‘A do të jetoje në një shtëpi me vjehrrën?’ përgjigjja e Fifit nuk duhet humbur

Megjithëse ka treguar se është e dashuruar, ka treguar shkronjën e personit të zemrës, Fifi nuk preferon të ndajë më shumë detaje për jetën e saj private.

Madje, kur ndjekësit e kanë pyetur nëse do të kemi dasmë apo diçka publike lidhur me jetën e saj sentimentale, këngëtarja është shprehur se preferon të ruajë privatësinë.

Pavarësisht kësaj, Fifi ka rrëfyer se i pëlqen të jetë një nuse tradicionale dhe gjatë “mini-intervistës” me pyetje e përgjigje në InstaStory, s’mundi t’i shpëtonte edhe një pyetjeje për vjehrrën.

'Fifi mqs të pëlqejnë familjet tradicionale, a do të jetoje në një shtëpi me vjehrrën?”- e pyet një ndjekës.

Në fakt, përgjigjia e saj është për t’u marrë shembull, pasi këngëtarja shpreson që në të ardhmen të ketë një raport shoqëror me vjehrrën e saj, për të pasur sa më shumë harmoni së bashku.

'Andërr e kom me e pas vjehrrën shoqe dhe normalisht që do jetoja me kënaqësinë ma t’madhe n’botë!”- përgjigjet ajo.

(Kosova Sot Online)