Kjo është kënga e Dua Lipës që i pëlqen Obamës

  • G.G /
  • 18 August 2020 - 11:12
Kjo është kënga e Dua Lipës që i pëlqen Obamës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpalosur listën e këngëve që ai dhe familja e tij po dëgjojnë më së shumti këtë verë. E në mesin e këtyre këngëve është edhe një këngë nga Dua Lipa.

Siç bën secilin vit, Barack Obama edhe për këtë verë ka zbuluar listën e këngëve që ai ka dëgjuar më së shumti gjatë sezonës.

Obama me anë të një postimi ka treguar se gjatë muajve të fundit, ai ka kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen e tij dhe ka dashur të ndajë disa nga më të preferuarat nga vera.

E në mesin e shumë hiteve dhe këngëve kryesisht të artistëve me ngjyrë, ish-presidenti i SHBA-së ka përfshirë edhe një artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për Dua Lipën dhe bashkëpunimin e saj me artistët latinë, J Blavin e Bad Bunny dhe këngën e tyre ‘Un Dia’.

E duket se depërtimi i Duas në Amerikë po shkon shumë mirë, sidomos pas publikimit të albumit të dytë, Future Nostalgia.

(Kosova Sot Online)