'Martohet Dafina Zeqiri' : Reagimi i këngëtares në lidhje me këto lajme është thjesht epik

  • G.G /
  • 18 August 2020 - 15:30
'Martohet Dafina Zeqiri' : Reagimi i këngëtares në lidhje me këto lajme është thjesht epik

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ditë më parë vendosi të fshijë çdo postim të mëparshëm në llogarinë e saj në ‘Instagram’, duke hedhur vetëm një foto ku shihet e mbuluar me shami të kuqe e cila mori vëmëndjen e të gjithëve.

Fotoja nuk u shoqërua me ndonjë shpjegim nga ana e këngëtares, gjithashtu vëmëndje tërhoqi dhe komenti i DJ Geek i cili komentoi: “Nusja më e bukur”, ndërsa Dafina u përgjigjur me ikonën e një çifti.

Aq u deshtë dhe të gjithë menduan se Duffye po përgatitet të martohet me Dj Geek.

Dhe pas shumë ditësh këngëtarja thyen heshtjen dhe tregoi me anë të një postimi në Instagram sesi qëndron e vërteta.

“Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën, caktoni daten edhe qomani ftesën” ka shkruar me humor në postim ajo të cilën e ka shoqëruar me disa titujsh lajmesh ku flitej për martesën e saj.  

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“Faleminderit per fejesen, faleminderit per martesen, caktoni daten edhe qomani ftesen”

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

(Kosova Sot Online)