Një foto e vetme nga Justin Bieber “çmend” rrjetin, këngëtari kapet duke ndjekur emisionin e Selena Gomez

  • G.G /
  • 19 August 2020 - 09:38
Një foto e vetme nga Justin Bieber “çmend” rrjetin, këngëtari kapet duke ndjekur emisionin e Selena Gomez

Një foto e vetme nga Justin Bieber e publikuar në llogarinë e tij ka bërë që gjithë rrjeti të “ziejë” nga komentet.

Këngëtari ka ndarë një foto ku ka treguar edhe programet që ka qenë duke ndjekur në televizor, ndër to dhe emisioni i gatimit të ish-të dashurës së tij, Selena Gomez.

Fill pas këtij momenti postimet në ‘Twitter’ kanë qenë të shumta duke theksuar se ky veprimi i Bieber nuk ka qenë i rastësishëm, pasi ai e ka marrë me mend se gjithë ndjekësit do ta kapin këtë detaj.

Pavarësisht spekulimeve të fansave, Justin është në një lidhje mjaft të fortë me modelen Hailey Bieber, për të cilën ka pohuar se përpiqet të jetë njeri më i mirë.

Kujtojmë se Justin ka pohuar se do ta dojë gjithmonë shumë Selenën, por jo ashtu siç mendojnë ndjekësit e tyre.

(Kosova Sot Online)