Kaney West ndan foton e mrekullueshme me vajzën e tij, por çfarë fshihet pas saj?

  • G.G /
  • 19 August 2020 - 10:05
Kaney West ndan foton e mrekullueshme me vajzën e tij, por çfarë fshihet pas saj?

Kanye West ka ndarë me ndjekësit në Twitter një foto të adhurueshme së bashku me vajzën e tij, North.

Reperi 43-vjeçar ka qenë i çrregullt në mediat sociale, më së shumti në lidhje me partneren e tij Kim Kardashian, së cilës më vonë i kërkoi falje publikisht.

Ai ka përdorur platformën për një qëllim më pozitiv të hënën, pasi ndau një foto të bukur me vajzën e tij shtatë vjeçare, North, teksa qëndronin buzë ujit dhe pas tyre dukeshin disa male.

Kanye shkruajti krah fotos “duke kaluar kohë babë e bijë”.

Kanye po mundohet të sjellë ide të reja dhe të sigurta për fëmijët në aplikacionin “TikTok”, i cili është bërë shumë problematik dhe pritet të fshihet në Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu njoftoi se versioni i ri i aplikacionit mund të quhet ‘Jesus Tok’, në përputhje me besimin e tij kristian.

Disa minuta më vonë, ai shtoi: “Ne lutemi të bashkëpunojmë me Tik Tok për të krijuar një version të krishterë të monitoruar që është i sigurt për fëmijët e rinj dhe për botën”.

(Kosova Sot Online)