Hollivudi në zi! Ndërron jetë aktori i famshëm pas një sëmundjeje

  • G.G /
  • 19 August 2020 - 10:12
Hollivudi në zi! Ndërron jetë aktori i famshëm pas një sëmundjeje

Ylli i filmit “Chariots Of Fire” Ben Cross ka vdekur në moshën 72-vjeçare.

Aktori është vlerësuar për portretizimin e atletit Olimpik Britanik, Harold Abrahams, në filmin e vitit 1981, i cili fitoi katër çmime Oscar duke përfshirë edhe Fotografinë më të mirë.

Ai gjithashtu luajti rolin e Sarek në filmin “Star Trek” të vitit 2009.

Cross ndërroi jetë të martën në mëngjes në Vjenë dhe lajmin e trishtë e konfirmoi familja e tij për “Deadline”.

Në deklaratën e përfaqësuesit të tij thuhej: “Ben vdiq papritur sot pas një sëmundjeje. Ai sapo kishte përfunduar xhirimin e ‘The Devil’s Light’ për Lionsgate dhe më vonë këtë vit do ta shihni në filmin ‘Last Letter From Your Lover’ në rol kryesor”.

Cross, aktor anglez i filmave dhe skenës së teatrit, u martua tre herë dhe la pas bashkëshorten Deyana Boneva Cross dhe tre fëmijët e tij.

Në tetor 2014 ai ishte bërë gjysh.

(Kosova Sot Online)