A janë martuar? Komenti i fundit që Brooklyn Beckham i bëri të fejuarës së tij ndezi sërish rrjetin

  • G.G /
  • 20 August 2020 - 09:45
A janë martuar? Komenti i fundit që Brooklyn Beckham i bëri të fejuarës së tij ndezi sërish rrjetin

Brooklyn Beckham ka nxitur thashethemet se është martuar tashmë me të fejuarën, Nicola Peltz, pasi e ka quajtur “gruaja ime” në mediat sociale.

21-vjeçari, i cili është djali më i madh i Davidit dhe Victoria Beckham kishte nxitur spekulimet se fejesa e tyre ishte kthyer në martesë, pasi ishte fotografuar me një unazë floriri në gisht.

Çifti i lumtur u fejuan muajin e kaluar, por, që prej asaj kohe ka pasur të dhëna të ndryshme që tregonin se mund të jenë martuar fshehurazi.

Dyshja po poston foto të shumta gjatë javëve të fundit në rrjete sociale, ku duken shumë të dashuruar dhe aktorja 25-vjeçare, Nicola tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit.

Ajo shkruajti krah fotos romantike: “I imi përgjithmonë”.

Brooklyn u përgjigj në postimin e saj në Instagram: “Gruaja ime”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe shumë prej 28.5 milion ndjekësve të tyre filluan të bëjnë pyetje në lidhje me statusin aktual të marrëdhënies që kanë.

Këtë herë ishte shoku i Brooklyn-it, Leon Anderson ai që ngriti thashethemet duke komentuar: “Zonja Beckham”.

(Kosova Sot Online)