“Është e vështirë për mua të jem normale“- Paris Hilton flet për traumën e fëmijërisë që i ndryshoi jetën: Krijoja një personazh, që s’jam unë
Paris Hilton ka vendosur të flasë hapur për jetën e saj personale në një dokumentar të ri.
39-vjeçarja ka treguar sesi një traumë e fëmijërisë ndryshoi jetën e saj dhe e detyroi të krijojë një person publik, apo një personazh, që është shumë i ndryshëm nga ajo.
“Diçka ndodhi në fëmijërinë time, për të cilën nuk kam folur kurrë me askënd,”-thotë Paris në trailerin për dokumentarin e ardhshëm “This Is Paris” në YouTube Originals. “Por nuk mund t’ju tregoja, sepse sa herë që përpiqesha, do të ndëshkohesha prej tyre. Ende kam mankthe. E vetmja gjë që shpëtoi ishte mendimi se kush do të bëhesha pasi të dilja nga aty. Ndaj unë e krijoja këtë personazh dhe kam ngecur në të që nga ajo kohë.”
Në dokumentar flasin gjithashtu motra e saj Nicky Rothschild Hilton dhe nënë e tyre Kathy Hilton.
“Thonë se kur kalon një traumë, mendja mund të harrojë por trupi kurrë,”– tregon Nicky. “Ngec tek ju dhe del sa herë dëshiron.”
Gjithashtu në trajler, Paris shpjegon se është e vështirë të jetë normale pasi është mësuar “të luajë rolin e personazhit përballë kamerave.“
“Ndihem sikur e gjithë bota mendon se më njeh mua,“- thotë ajo. “Askush nuk e di se kush jam. Unë as nuk e di se kush jam ndonjëherë.“
(Kosova Sot Online)