U shit menjëherë! Publikohen pamjet e shtëpisë 15 milionë dollarëshe të Kris Jenner

  • G.G /
  • 20 August 2020 - 09:54
U shit menjëherë! Publikohen pamjet e shtëpisë 15 milionë dollarëshe të Kris Jenner

Ylli i serialit “Keeping Up With the Kardashians”, miliarderja Kris Jenner, nxorri vetëm pak kohë më parë në shitje shtëpinë e saj në Hidden Hills.

Ajo e bleu këtë shtëpi për 9.9 milion dollarë dhe gjejeni pak për sa e shiti?

Për plot 15 milion dollarë!

Shtëpia luksoze u ble menjëherë nga Katharina Harf e kompanisë, Coty Inc, e cila e bleu jashtë tregut.

Coty Inc. është e njëjta kompani që bleu një shumicë të aksioneve në kompaninë kozmetike të Kylie Jenner-it për 600 milionë dollarë, duke e bërë atë miliardere.]

Ish-shtëpia e Kris Jenner , është prej 9400 metrash katrorë, ka gjashtë dhoma gjumi dhe tetë tualete.

Kjo shtëpi ndodhet pranë asaj të Kim dhe Kanye-s, ndërsa më poshtë mund të shijoni pamjet:

(Kosova Sot Online)