Kanye West do të sjell një version të ri të TikTok-ut

  • G.G /
  • 20 August 2020 - 10:23
Kanye West do të sjell një version të ri të TikTok-ut

Kanye mendon ta sjell versionin e ri të TikTok.

Gjatë një fjalimi, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri të ditur se ka ndërmend të ndalojë aplikacionin TikTok në SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

Gjithashtu ai do të bllokojë edhe Microsoft-in të firmosë marrëveshjen për ta blerë këtë aplikacion nga prodhuesit kinezë.

E nëpërmjet një postimi në Twitter, Kanye West ka deklaruar  se ka ndërmend të sjellë një version të ri të TikTok-ut. Kësaj radhe, aplikacioni do të quhet Jesus Tok dhe do të ketë përmbajtje të kontrolluar, në mënyrë që edhe fëmijët ta përdorin lirshëm këtë aplikacion.

Ky frymëzim i erdhi reperit teksa po shikonte video të ndryshme në Tik Tok së bashku me vajzën e tij.

“Më erdhi një vizion: Jesus Tok. Po shikoja Tik Tok me vajzën time dhe si një baba i krishterë, isha i shqetësuar nga kontenti, por e dashurova teknologjinë.Lutemi të bashkëpunojmë me Tik Tokun që të sjellim një version kristian të monitoruar, të sigurt për fëmijët dhe botën. Në emër të Jezusit”, ka shkruar ndër të tjera West në Twitter.

(Kosova Sot Online)