Edhe Tayna si nuse në videoklipin e ri, ‘merr dorën’ në fustanin provokues

  • G.G /
  • 20 August 2020 - 10:59
Edhe Tayna si nuse në videoklipin e ri, ‘merr dorën’ në fustanin provokues

Reperja e njohur, Tayna, ka tash e sa kohë që ka paralajmëruar publikimin e projektit të saj më të ri muzikor “Qeqe”.

Kënga duket se është gati dhe do të publikohet edhe me klip të enjten në orën 18:00.

Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i saj, i cili ka publikuar disa imazhe të reperes nga prapaskenat e xhirimeve.

Në videon e pubikuar në InstaStory, Tayna shfaqet mjaft atraktive e veshur me një fustan të kuq me prerje, e cila zbulon se nuk ka fare të brendshme.

E me këtë veshje, menaxheri i saj e përshkroi reperen nga Prizreni si një “nuse”, e cila në video nuk heziton të marrë dorën (zakon tradicional i nuseve shqiptare) e një prej personave aty pranë.

Se a do të jetë ky një nga konceptet e klipit të saj më të ri, kjo mbetet të shihet deri në publikimin e projektit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Zemren teme qeqeqeqeë @rinorhykolli @cricket.music @djdust @albanselimajj @sekuence #soon

A post shared by Tayna (@tayna) on

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2020/08/HTZHAl6xR7AiZLDqn9gj_20_d185d3018d0ccfa0b324f24fdf57697a_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)