Sara Hoxha shfaqet me ish vjehrrin dhe vjehrrën e Ledrit

  • G.G /
  • 20 August 2020 - 11:48
Sara Hoxha shfaqet me ish vjehrrin dhe vjehrrën e Ledrit

Në prill të këtij viti, Ledri Vula dhe Sara Hoxha konfirmuan publikisht lidhjen e tyre disavjeçare.

Që nga ai moment, dyshja nuk i kanë kursyer fotot në rrjete sociale ku Sara tregon  dhe barkun e rrumbullakosur.

Gjithashtu Sara edhe pse në pritje tëëmbël ka qëndruar active në rrjetin social Instagram ku ka publikaur foto nga përditshmëria e saj.

Por me postimin e fundit, Sara i ka habitur të gjithë pasi është parë në shoqërinë e prindërve të Dua Lipës, gjatë një udhëtimi në Ulqin.

Kujtojmë këtu që Ledri dhe Dua vite më parë kanë qenë të lidhur.

Mesa duket Ledri ka mbetur miq me prindërit e ish-të dashurës dhe Sara gjithashtu i respekton ata. 

Përmendim këtu që Sara është mikeshë edhe me Dafina Zeqirin, me të cilën Ledri ka qenë në një lidhje.

Kjo tregon se Sara nuk është aspak xheloze për ish-të dashurat e Ledrit dhe mund të themi me plot gojën: e dashura perfekte.

(Kosova Sot Online)