S4MM dhe Noizy në prag të lansimit të bashkëpunimit, sjellin për fansat “trailerin” e klipit me skena verore

  • G.G /
  • 20 August 2020 - 12:01
S4MM dhe Noizy në prag të lansimit të bashkëpunimit, sjellin për fansat “trailerin” e klipit me skena verore

Reperët e njohur S4MM dhe Noizy kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Kënga ka përfunuar së incizuar, teksa ditë më parë duket të jenë kryer edhe xhirimet e klipit.

Ka qen reperi me prejardhje nga Tetova, S4MM, ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instagram ‘trailer’-in e klipit, i cili duket se do të jetë gati shumë shpejt për publikun.

Nga pamjet, duket se klipi do të jetë mjaft veror me plot femra atraktive me bikini.

“Besoj se ju e dini tani”, ka shkruar S4MM në mbishkrimin e videos, duke etiketuar reperin nga Shqipëia, Noizyn.

Duket se do të duhen vetëm edhe pak ditë deri në finalizimin e klipit, që bashkëpunimi i dyshes të jetë në duart e publikut.

(Kosova Sot Online)