Të “çmendur” nga lumturia, Olta Gixhari zbulon valixhen e vogëlushit të saj: Mezi presim…

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 09:42
Të “çmendur” nga lumturia, Olta Gixhari zbulon valixhen e vogëlushit të saj: Mezi presim…

Në vetëm pak ditë, aktorja e njohur, Olta Gixhari pritet të bëhet nënë për herë të parë. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj momente të ndryshme duke treguar përgatitjet e ndryshme për bebin.

Edhe pak më parë, Gixhari ka zbuluar garderobën e të voglit, duke bashkangjitur krah fotos dhe emocionet që ka ndjerë.
“Kurrë më parë valixhe më të bukur nuk kam përgatitur! Mezi presim të të kemi në krahët tonë i vogli ynë. Mami dhe babi janë thuajse të çmendur për ty”, ka shkruar Olta krah fotos ku duken të gjitha veshjet dhe produktet e nevojshme për vogëlushin.

Deri më tani aktorja ka treguar se ka pasur një shtatzëni mjaft të mbarë dhe se ka ndjerë emocionet më të bukura gjatë kësaj periudhe duke provuar dhe një sërë eksperiencash të reja.

(Kosova Sot Online)