Vetëm disa javë pas takimit me avokatët për divorcin, Kim Kardashian dhe Kanye West shfaqen duke u puthur

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 10:10
Vetëm disa javë pas takimit me avokatët për divorcin, Kim Kardashian dhe Kanye West shfaqen duke u puthur

Reperi Kanye West ka ndarë me ndjekësit e tij një video ku shfaqet duke u puthur me Kim Kardashian, disa javë pasi ajo kishte folur me avokatët për divorcin, raporton “Mirror”.

43-vjeçari i habiti të gjithë kur tha publikisht se Kim kishte dashur të abortonte fëmijën e tyre të parë, North. Më vonë ai i kërkoi falje gruas së tij për çdo gjë që kishte thënë.

Të mërkurën, Kanye postoi një video të shkurtër, ku Kim shfaqet duke vrapuar drejt tij dhe duke i dhuruar një puthje të shpejtë.

Por, një burim i tha “Us Weekly”: “Kim është takuar me avokatët për të folur në lidhje me divorcin”.

Pas pushimeve familjare në Republikën Domenikane, dyshja i vazhdoi pushimet në fermën e tyre, në Wyoming. Por Kim raportohet se është kthyer dje në Los Anxhelos tek fëmijët, edhe pse Kanye ka qëndruar në fermë, sepse e ka cilësuar atë si “vendin ku dëshiron të jetojë”.

(Kosova Sot Online)