“Diçka po vjen!”, Rita Ora poston fotot hot e veshur me bikini dhe ka një surprizë për të gjithë

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 10:17
“Diçka po vjen!”, Rita Ora poston fotot hot e veshur me bikini dhe ka një surprizë për të gjithë

Rita Ora ka kaluar pjesën më të madhe të verës në ishullin e mrekullueshëm grek të Korfuzit me miqtë dhe të dashurin e saj.

Mes postimeve të shumta në Instagram, këngëtarja rrëfeu se duhet t’i rikthehet punës sa më shpejt.

Rita shkruajti: “Në jetë duhet të jetosh momentin dhe të jesh mirënjohës për të tashmen dhe për gjithçka që është përballë teje, jo prapa teje! Kam kaluar një nga udhëtimet më të mahnitshme ndonjëherë”.

Këngëtarja kishte veshur rroba banjo ngjyrë gold me shkëlqim, i kishte flokët të lagur dhe shfaqej pa grim.

“Unë jam përgjithmonë mirënjohëse, por do të më duhet të kthehem në punë”, shtoi Rita.”Mezi pres t’ju tregoj të gjithëve arsyen se përse e bëra këtë pushim dhe atë që unë dhe ekipi im kemi gatuar për ju të gjithë! Është kaq emocionuese! Diçka po vjen!”

Fansat e saj kanë komentuar pafund dhe mezi presim të shohim surprizën e këngëtares.

(Kosova Sot Online)