Pas ditëve të relaksit pranë detit, Ledina Çelo i përvishet “detyrave” me fëmijët

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 16:09
Pas ditëve të relaksit pranë detit, Ledina Çelo i përvishet “detyrave” me fëmijët

Pas ditëve të relaksit dhe pushimeve të verës, këngetares së njohur, Ledina Çelo i duhet t’i kthehet detyrave të përhershme me fëmijet e saj. Ajo ka ndarë në ‘Instastory’ disa pamje ku shfaqet krah djalit duke e ndihmuar me detyrat e shtëpisë nga shkolla.

“Filluan detyrat”, ka shkruar Çelo krah postimit shoqëruar me disa emoji të qarash duke treguar se kjo pjesë i merr mjaft kohë nga përditshmëria e saj. Megjithatë Ledina ka treguar dhe se është mjaft e impenjuar me fëmijët duke i shoqëruar ata në çdo aktivitet të rëndësishëm dhe duke kaluar kohë maksimalisht gjatë përditshmërisë.

Kujtojmë se përveç kohës me familjen, Ledina ka treguar disa javë më parë se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja muzikore, për të cilat ka qenë duke punuar gjatë kësaj kohe.

(Kosova Sot Online)