Këngëtarja shqiptare bashkë me vajzën i nënshtrohet testit për COVID-19

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 09:31
Këngëtarja shqiptare bashkë me vajzën i nënshtrohet testit për COVID-19

Ledina Çelo pas kthimit në Gjermani ka bërë testin për COVID-19.

Ledina Çelo deri pak ditë më parë ishte në Shqipëri për pushime, dhe tani pas kthimit në Gjermani së bashku me vajzën e saj i është nënshtruar testit për COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një video të shkurtër të ndarë në Instagram, ku dëgjohet teksa i thotë vajzës së saj “Ke frikë që do na bëjnë testin? Ja ku është ajo”.

Nuk dihet nëse arsyeja e testimit janë simptomat e shfaqura apo janë thjesht raste kontakti të rezultuar me pozitiv.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2020/08/YhseWRtCQBKWpSylpF4f_22_236e5adf640810c398017f61cc5e2afd_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)