Ndodhi sërish! Tayna tërhoqi vëmendjen e Tyga-s dhe jemi të gjithë sy e veshë!

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 09:52
Ndodhi sërish! Tayna tërhoqi vëmendjen e Tyga-s dhe jemi të gjithë sy e veshë!

Nëse nuk e keni ditur, jua themi ne që reperi me famë botërore, Tyga, ndjek reperen tonë shqiptare Taynën në Instagram.

Jo vetëm talenti  (rikujtojmë se Tayna nënshkroi kotratë me Sony Music), por edhe pamja seksi e reperes duket se i ka tërhequr vëmendjen ish-it të Kylie Jenner.

Madje, Tyga nuk i kursen as like-t nëpër foto për reperen tonë, siç ka bërë së fundmi.

Në një pozë shumë hot të Taynës në llogarinë e saj, ku shfaqej me një fustan të kuq të veshur në videoklipin e saj të ri “Qe qe”, nuk na shpëtoi pëlqimi i reperit.

Nuk e dimë nëse dyshja ka komunikuar me mesazhe dhe të themi të vërtetën, shpresojmë shumë për ndonjë bashkëpunim!

Imagjinoni çfarë bombe do të dëgjonim! Gishtat kryqëzuar!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Edhe gjyse oreë Kush pe pret? #qeqe

A post shared by Tayna (@tayna) on

(Kosova Sot Online)