“Një fytyrë e re në çdo foto”, ndryshimi befasues i Khloe Kardashian gjatë muajve të fundit, ja ç’thuhet për të

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 12:18
“Një fytyrë e re në çdo foto”, ndryshimi befasues i Khloe Kardashian gjatë muajve të fundit, ja ç’thuhet për të

Nuk është sekret që fytyra e Khloe Kardashian ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë muajve të fundit, raporton “Mirror”.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është përballur me kritika të shumta që nga fillimi i vitit 2020, pasi ndjekësit janë të bindur se ka bërë ndërhyrje kozmetike për të arritur pamjen që ka.

Khloe pranoi se ka mbushës (fillers) në fytyrë në vitin 2016, por gjithmonë ka mohuar operacionet për të ndryshuar pamjen e saj.

Por, si ka ndryshuar saktësisht fytyra e Khloe muajve të fundit?

Fotot e saj të fundit në Instagram tregojnë se duket krejtësisht ndryshe nga Khloe e mëparshme.

Ajo është akuzuar se ka bërë dy operacione dhe se ka përdorur photoshop-in, për të patur “një fytyrë të re në çdo foto”.

Gjatë izolimit, ajo postoi një foto ku dukej shumë ndryshe.

Khloe kishte flokë në ngjyrë më të hapur, buzë më të plota dhe një formë të re fytyre. Sipas kirurgëve, me siguri ajo kishte përdorur mbushës buzësh (lip filler).

Ylli gjithashtu ka mohuar të ketë bërë një ndërhyrje në hundë dhe ka këmbëngulur se ndryshimi kishte të bënte vetëm me konturimin.

Khloe tha: “Një ditë besoj se do ta bëj një ndërhyrje në hundë, sepse mendoj për të çdo ditë”.

Pavarësisht mohimit, një kirurg tha: “Khloe mund të ketë përdorur rinoplastikën”.

Hunda e saj dukej më e gjatë, më e hollë dhe me një majë më të vogël, pra shumë më ndryshe në krahasim me hundën e saj të mëparshme.

Pas spekulimeve që i ishte nënshtruar një operacioni për të arritur një ndryshim kaq dramatik, u zbulua se Khloe e adhuron photoshop-in.

Kohët e fundit, e njëjta foto ndryshonte nga postimet në Instagram tek ato në Snapchat. E veshur me një body të zi, Khloe dukej fantastike, por problemi qëndronte tek fytyra e saj.

Ndryshimet në fytyrën e Khloe-s kanë qenë një temë e komentuat gjerë e gjatë në media që nga izolimi. Vetë Khloe nuk ka pranuar të ketë bërë asnjë ndërhyrje, edhe pse nuk duket kështu.

(Kosova Sot Online)