“Jam shumë i vjetër”, ja si u përgjigj Meghan Markle kur Princ Harry komentoi moshën e tij

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 12:23
“Jam shumë i vjetër”, ja si u përgjigj Meghan Markle kur Princ Harry komentoi moshën e tij

Këtë javë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it bënë një takim online me udhëheqës nga “Besimi i Mbretëreshës së Commonwelth”, të cilët po punojnë për t’i dhënë fund negativitetit dhe urrejtjes që përhapet në internet, raporton “People”.

Në fund të videos 30-minutëshe, Princi Harry bëri shaka duke thënë se tashmë ishte “shumë i vjetër”.

“Më pëlqen fakti që jeni të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse u krijua kjo platformë, t’ju lidhë të gjithëve së bashku. Të përdorë atë mendim, atë vetëdije me të cilën duhet ta bëni këtë botë një vend më të mirë,”- tha Harry. “Dua që dhe ne të përfshihemi, por tashmë ndjej se jam shumë i vjetër …”

“Ndalo!”- u përgjigj Meghan, e cila është 39 vjeç. “Ne nuk jemi të moshuar!”

“Por është e vërtetë,”– tha Harry. “Kjo është bota që ju do të trashëgoni”,– iu drejtua aktivistëve në video Princi.

Meghan shtoi shpejt:“Dhe Archie!”

Kjo nuk është hera e parë që Princi Harry komenton moshën. Gjatë një telefonate në muajin korrik, teksa po bisedonte për lëvizjen “Black Lives Matter”, Harry tha: “Unë po plakem. Jam tashmë 35 vjeç”.

“Kjo nuk është plakje”, ia ktheu Meghan me një të qeshur.

Çifti aktualisht është zhvendosur në SHBA. Pasi kaluan disa muaj në qytetin e lindjes së Meghan, Los Angeles, ata blenë shtëpinë e tyre të parë rreth 95 milje në veri të Santa Barbara.

(Kosova Sot Online)