Vrasja e Guccit, Lady Gaga dhe yje të tjerë të ‘Hollywood’-it pritet ta gjallërojnë historinë e italianit

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 14:25
Vrasja e Guccit, Lady Gaga dhe yje të tjerë të ‘Hollywood’-it pritet ta gjallërojnë historinë e italianit

Lady Gaga dhe emra si Robert de Niro, Al Pacino pritet të bëhen bashkë në një projekt të ri.

Filmi i krimit nga regjisori legjendar Ridley Scott në lidhje me vrasjen e yllit të modës Maurizio Gucci është duke përgatitur të ketë një kast të bujshme me yje, shkruanp DailyMail.

Me Lady Gaga tashmë të nënshkruar për të luajtur gruan e trashëgimtares së vrarë të dinastisë së modës Gucci, MGM tani është në bisedime me emra si Robert DeNiro, Al Pacino, Jared Leto, Adam Driver, Jack Huston dhe Reeve Carney.

MGM planifikon të fillojë xhirimet e Guccit’ posa Scott të përfundoj dramën ‘The last duel’ e cila do filloj xhirimin javën që vjen.

Roberto Bitivegna e shkruajti skenarin, bazuar në librin Sara Gay Forden  Shtëpia e Gucci: Një histori sensacionale e vrasjes, çmendurisë, magjepsjes dhe lakmisë . 

(Kosova Sot Online)