Shoqe për kokë! Urimi në shqip i Chiara Ferragni për Duan na erdhi i papritur fare!

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 14:30
Shoqe për kokë! Urimi në shqip i Chiara Ferragni për Duan na erdhi i papritur fare!

Sikundër iu bëmë me dije më herët, Dua Lipa feston sot ditëlindjen. Bukuroshja shqiptare ka lindur më 22 gusht të 1995 dhe mbush 25 vjeç.

Kjo ditëlindje duket të jetë ndryshe nga herët e tjera, pasi autorja e hitit “New rules” ndodhet në SHBA dhe larg familjes së saj. Prindërit dhe vëllai e motra e Duas i bënë asaj urimet më të ëmbla në rrjetet sociale duke mos e fshehur faktin se iu mungon dhe do donin të ishin krah saj në këtë ditë të veçantë. (KLIKO)

Një urim mjaft të veçantë i ka bërë edhe fashionistja italiane Chiara Ferragni, e cila njihet për marrëdhënien e mirë me vajzën e ditëlindjes.

Shpesh herë ato i kemi parë së bashku në evenimente të ndryshme apo tek shoqërohen në festa, teksa nuk mungon as mbështetja që i falin njëra-tjetrës rreth projekteve të ndryshme.

Chiara ka postuar një foto me Duan në Instagram, ku ndër të tjera shkruan: “U bëfsh 100 vjeçe zemër!”

Gëzuar ditëlindjen ëngjëll @dualipa Shpresoj të të shoh së shpejti U bëfsh 100 vjeçe zemër!”

Ndërkohë, nuk ka ende një urim nga Anwar, por jemi të sigurtë se nuk do mungojë.

Dua zakonisht organizon festa të mëdha për ditëlindjen e saj, por këtë vit duket se ka qenë ndryshe, pasi deri tani nuk ka ende asnjë detaj se si do ta festojë ditëlindjen e 25-të.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Happiest birthday to this angel girl @dualipa ë Hope to see you soon ë U befsh 100 vjece zemer ë

A post shared by Chiara Ferragni ë (@chiaraferragni) on

(Kosova Sot Online)