Muzika në zi/ Ndahet nga jeta kitaristi i grupit të famshëm

  • G.G /
  • 22 gusht 2020 - 15:52
Muzika në zi/ Ndahet nga jeta kitaristi i grupit të famshëm

Ish kitaristi i grupit të famshëm Red Hot Chili Peppers , Jack Sherman ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare.

Lajmin e hidhur e dhanë shokët e grupit me anë të një postimi ditën e djeshme, duke e quajtur muzikantin unik.

‘Ne të familjes RHCP do dëshironim që Jack Sherman të lundrojë i qetë në botën e përtejshme’ shkroi grupi në Instagram duke shtuar:

'Jack luajti në albumin tonë debutues si dhe në turneun tonë të parë në SH.B.A. Ai ishte unik dhe ne e falenderojmë atë për të gjithë kohën që ndau me ne’.

 Megjithëse, puna e tij me Red Hot Chili Peppers shpesh konsiderohet thelbësore nga fansat, ai nuk u përfshi kur grupi u fut në 'Rock and Roll Hall of Fame' në vitin 2012.

‘The Hall of Fame’ deklaroi se kjo ishte për shkak të anëtarëve më të vjetër dhe ata që kishin të drejtë për induksion.

Sidoqoftë në atë kohë Sherman fajësoi anëtarët e grupit duke thënë për Billboard:

Duket se ishte një mënyrë politike korrekte për të larguar Dave Navarro dhe mua për arsye të grupit dhe jo të “The Hall of Fames’.

Jack Sherman kontribuoi na albumet e gyrpit si ‘Freaky Styley’, ‘Mother's Milk ‘dhe ‘The Abbey Road EP’.

(Kosova Sot Online)