Tragjedi për legjendën e TV amerikan, i vdesin dy fëmijë brenda muajit

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 17:24
Tragjedi për legjendën e TV amerikan, i vdesin dy fëmijë brenda muajit

Legjenda e televizionit amerikan, Larry King, ka përjetuar një tragjedi të vërtetë, pasi dy nga fëmijët e tij kanë vdekur brenda një muaji, pak kohë pasi ai vetë i mbijetoi një goditjeje që e la për disa javë në koma.

Mbesa e drejtuesit të emisioneve me biseda televizive ka bërë të ditur se djali i tij, Andy, 65 vjeç, vdiq papritur më 28 korrik, besohet nga një infarkt në zemër, ndërsa vajza, Chaia, 52 vjeç, vdiq të mërkurën pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri.

Jillian, 31 vjeç, mbesa e 86-vjeçarit, tha si King është ende në terapi për të marrë veten pas sëmundjes së tij dhe nuk mundi të largohej nga Los Angeles për shkak të coronavirusit dhe e ndoqi në video varrimin e të birit, në Florida.

 Jillian tregon se ishte në Kentucky për shkak të vdekjes së vjehrrit të saj kur mori lajmin e vdekjes së të atit më 28 korrik.

“Mendojmë që ishte infarkt në zemër, pasi në fakt nuk autopsi, tha ajo për Daily Mail. “Nuk më besohej kur e mora vesh. Chaia, me gjithë ato që po hiqte, ishte më e pritshme. Të paktën kishim kohë të përgatiteshim”.

King e adopti Andyn, emri i plotë i të cilit ishte Louis Andrew King, më 1962, pasi u martua me nënën e tij, Alene Akins, me të cilën lindi Chaian, më 1969.

(Kosova Sot Online)