Këtë herë Mozzik nuk i rezistoi dot Loredanës! T’i kenë lënë pas tensionet?

  • G.G /
  • 24 August 2020 - 10:37
Këtë herë Mozzik nuk i rezistoi dot Loredanës! T’i kenë lënë pas tensionet?

Mozzik dhe Loredana vijojnë të komentohen dhe të shihen ende si një çift në sytë e fansave ndonëse i kanë dhënë fund romancës së tyre prej kohësh.

Mjaftojnë detaje të vogla dhe vëmendja drejtohet tek ta, siç ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Në profilin e Hanës, vajzës së tyre, në Instagram janë postuar disa foto kaq të ëmbëla që na shkrinë zemrat, të shoqëruara me mbishkrimin:

Dola për një shëtitje të shkurtër

Duke qenë se llogaria e Hanës menaxhohet nga Mozzik dhe Loredana, s’do mend që fotot janë hedhur nga kjo e fundit e cila, përveç se ka vendosur mbishkrimin epik, i ka shpërndarë më pas edhe në llogarinë e saj në Instagram.

Mirëpo, si duket captioni i ka lënë përshtypje Mozzik, i cila i ka lënë edhe një koment me të qeshura edhe disa puthje.

Nuk i rezistoi dot, s’ka faj.

Nuk e dimë se si është marrëdhënia mes tyre, por mesa kemi kuptuar në intervista nuk janë ndarë edhe aq mirë.

Por, ka gjasa që t’i kenë rregulluar raportet për hir të Hanës.

Kujtojmë se dje mediat u pushtuan nga lajmet se Loredana mund të jetë fejuar kjo pasi në një video që ajo postoi në Instastory shihej me unazë në gishtin e fejesës.

(Kosova Sot Online)