Kemi të reja nga Kim dhe Kanye që nuk duhet t’i humbisni!

  • G.G /
  • 24 August 2020 - 10:41
Kemi të reja nga Kim dhe Kanye që nuk duhet t’i humbisni!

Kim Kardashian është përpjekur të shpëtojë martesën e saj me Kanye West, pas krizës në marrëdhënien e tyre që nisi direkt pas fushatës së parë presidenciale të reperit në Karolinën e Jugut në fund të korrikut.

Të dy u panë duke dalë nga një avion privat bashkë me 4 fëmijët e tyre, të dielën në mëngjes, pas një udhëtimi shtatë ditor në Republikën Dominikane, ku shkuan për të shpëtuar martesën e tyre.

Bëhet e ditur se familjen e ka shoqëruar edhe motra e Kim, Kourtney Kardashian dhe djali i saj Mason.

Pas raportimeve se Kim, 39 vjeç, dhe Kanye, 43 vjeç, kanë jetuar veç e veç për një vit, tani duket se çifti po gjen rrugën e përbashkët për tu rikthyer si dikur.

Dhe mesa po kuptojmë përpjekjet po shkojnë për mrekulli.

Në postimin e fundit në Instagram, bukuroshja brune ka ndarë disa foto nga pushimet që po kalon me familjen, ku shihen duke lundruar në një liqen, ndërsa në të fundit fare shfaqet edhe Kanye.

Ky postim ka mjaftuar që mediat ndërkombëtare të shkruajnë se gjërat mes tyre janë rregulluar, teksa për herë të fundit ylli i KUWTK ka publikuar foto me të shoqin para dy muajsh për ditëlindjen e North.

Disa javë më parë reperi publikoi në Twitter një video ku shfaqej me të bijën North teksa në sfond dëgjohej “Push The Feeling On” dhe më pas shihet Kanye që hidhet nga karroca e tij e golfit dhe filloi të kërcejë, e më pas edhe North u bashkuan me të.

Nga ana tjetër, Kim po bënte videon dhe dëgjohet duke qeshur me lëvizjet e Kanye dhe North.

(Kosova Sot Online)