Biznesmeni “gangster” shqiptar i ngacmoi motrën! Zbardhet sherri që çoi në arrestimin e futbollistit anglez në Mykonos

  • G.G /
  • 24 August 2020 - 13:39
Biznesmeni “gangster” shqiptar i ngacmoi motrën! Zbardhet sherri që çoi në arrestimin e futbollistit anglez në Mykonos

Mediat britanike kanë zbardhur sherrin që çoi në arrestimin e futbollistit të njohur anglez, Harry Maguire në ishullin grek Mykonos.

Ky i fundit u shoqërua në polici pasi u përfshi në një sherr për të ndihmuar të motrën, e cila ishte ngacmuar dhe më pas plagosur në krah nga një biznesmen shqiptar.

Burimet për “The Sun” shkruajnë  se ylli i Manchester United ishte me partneren Fern Hawkins në një bar në Mykonos të enjten kur motrës së tij Daisy iu afrua një grup burrash shqiptarë.

Njëri nga burrat – i përshkruar nga burimet si “gangster” – ëfilloi të bisedonte me Daisy-n.

Dhe kur ajo e refuzoi, ai i nguli në krah një mjet të mprehtë metalik. Harry më pas ndërhyri dhe nisi sherri.

“Harry pa atë që po ndodhte dhe u përball me ta dhe gjërat u nxehën. Ai vendosi të dilte nga atje dhe donte të thërriste një taksi. Por përfundoi duke diskutuar me disa oficerë të policisë dhe përfundoi në stacionin e policisë lokale”.

Pas arrestimit, ai e kaloi pjesën tjetër të natës në një dhomë të paraburgimit në stacionin e policisë në Mykonos.

Futbollisti i cili paguhet 190,000 paund në javë u lirua me kusht dhe mund të largohej nga vendi pasi mohoi një seri akuzash për sulm, abuzim verbal dhe ryshfet të shtunën.

Ai mendohet se është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar të dielën.

(Kosova Sot Online)