Kaq muaj pas spekulimeve të ndryshme, Kendall dhe Devin konfirmojnë lidhjen e tyre me momentet romantike në Malibu

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 09:35
Kaq muaj pas spekulimeve të ndryshme, Kendall dhe Devin konfirmojnë lidhjen e tyre me momentet romantike në Malibu

Kendall Jenner u fotografua për herë të barë me basketbollistin e njohur, Devin Booker në muajin prill të këtij viti. Që prej atij momenti dyshja është përfolur për një histori dashurie, të cilën nuk e konfirmuan asnjëherë publikisht.

Megjithatë këto ditë duket se ata kanë shijuar maksimalisht shoqërinë e njëri-tjetrit në Malibu, aty ku dhe janë fotografuar duke kaluar momente romantike.

Në këtë formë çifti ka treguar se janë në një lidhje me njëri-tjetrin, ndonëse deri më tani nuk kishin pohuar asnjë detaj rreth kësaj marrëdhënieje.

Kujtojmë se Booker ka lënë komente të ndryshme në fotot e Jenner, duke e komplimentuar publikisht, duke ngjallur mjaft kureshtje tek fansat e tyre.

(Kosova Sot Online)