Edhe pse kohë krize, vajzat VIP harxhojnë me mijëra euro për veshjet e tyre

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 09:42
Edhe pse kohë krize, vajzat VIP harxhojnë me mijëra euro për veshjet e tyre

Iu pëlqen jeta luksoze dhe falë rrjeteve sociale, nuk lënë asnjë moment pa e ekspozuar atë. Vajzat e botës së showbizz-it nuk kursejnë asgjë për të kënaqur veten e tyre.

Stili i jetës, hotelet e shtrenjta ku pushojnë, restorantet in që frekuentojnë, makinat tip i fundit dhe veshjet e aksesorët e shtrenjta, janë tashmë përditshmëra e tyre.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm kur dalin në klipe apo janë të ftuara në emisione. Në përditshmërinë e tyre, ato përdorin stilin e divave, veshje dhe aksesorë firmato me çmime në stratosferë. Për të ilustruar këtë fakt, ne kemi marrë disa nga personazhet VIP dhe kemi analizuar veshjet e tyre.

Në një nga fotot në bikini të Luana Vjollcës, ajo ka veshur firmën e famshme “Burberry” që kushton 355 euro. Gjithashtu, syzet e saj janë “Tom Ford” dhe kushtojnë 260 euro.

Image

Por një veshje akoma më të kushtueshme, Luana Vjollca e ka në një tjetër foto, ku ka veshur një fustan të kuq të “Philipp Plein”, i cili kushton 5000 euro.

Image

Topmodelja Xhesika Berberi, e cila aktivitetin e saj e ka kryesisht në SHBA, në një foto të postuar në rrjetet sociale ka veshur një bluzë të “Dior”, që kushton 822 euro dhe atlete “Dior Air Jordan”, të cilat kushtojnë 970 euro.

Image

Duket se edhe këngëtarja Nora Istrefi nuk e shtrëngon dorën kur bëhet fjalë për veshjet. Në një nga fotot ajo ka përdorur një bluzë pink “Chiara Ferragni” 270 euro dhe rroba banjo të “Alessandra Ich”, 270 euro.

Image

 

 

Këngëtarja simpatike dhe mjaft e dashur për të rinjtë, Kida, njihet gjithashtu për stilin e saj në të veshur, ku nuk kursehet në asgjë. Në këtë foto ajo shihet me një çantë “Dior”, me vlerë prej 2900 eurosh dhe me atlete “Nike” 170 euro.

Image

Kësaj liste i shtohet edhe këngëtarja kosovare, Dhurata Dora. Ajo është një nga këngëtaret, e cila fiton shumë nga muzika dhe patjetër, stili i saj i veshjeve nuk ka se si të mos jetë i shtrenjtë. Në këtë foto ajo ka veshur një fustan “Dolce&Gabbana”, me vlerë 1200 euro.

Image

(Kosova Sot Online)