Komediani i njohur zbulon se ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ja arsyeja përse nuk tregoi!

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 09:59
Komediani i njohur zbulon se ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ja arsyeja përse nuk tregoi!

Kevin Hart ka zbuluar së fundi se ka dalë pozitiv në testin për koronavirusin.

Aktori i njohur i filmave dhe stand up komedive, 41 vjeç, tregoi se ka qenë i infektuar në të njëjtën kohë me Tom Hanks, por nuk ka treguar.

“Problemi është se e kam pasur në të njëjtën kohë me Tom Hanks, dhe nuk mund të them asgjë, sepse ai është më i famshëm se unë”, tha ai fundjavën e kaluar.

Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson zbuluan se ishin infektuar me COVID-19 në 11 Mars.

Hart është baba i vajzës Heaven, 15 vjeç dhe djalit Hendrix, 12 vjeç, nga martesa e tij e mëparshme me Torrei Hart. Ai gjithashtu ka një djalë 2 vjeçar Kenzo Kash me bashkëshorten aktuale Eniko Parrish, 35, e cila është në pritje të një vajze.

Hart duket se e ka kaluar pa shumë shqetësim virusin, më pak se një vit pasi theu shpinën në një aksident automobilistik në 1 shtator 2019 në California.

Komediani ishte pasagjer në një automjet tip Plymouth Barracuda të vitit 1970, kur doli nga autostrada Mulholland dhe u përplas në Malibu Hills, sipas autoriteteve.

(Kosova Sot Online)