Kudo bashkë! Tashmë Kida dhe Mozzik janë bërë të pandarë dhe ka mundësi që…

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 10:01
Kudo bashkë! Tashmë Kida dhe Mozzik janë bërë të pandarë dhe ka mundësi që…

Mozzik dhe Kida u bënë njëkohësisht të njohur për publikun shqiptar dhe përveç se dy emra të rinj, por tepër të talentuar, ata ishin edhe pjesë e të njëjtit label, On records.

Kjo i bashkonte nëpër koncerte e intervista, megjithatë dyshja njihej që në fëmijëri.

Në 2015, ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Premtimet” që u përqafua menjëherë nga publiku dhe sot numëron 50 milionë klikime.

Përtej kimisë në këtë klip, rrugët e tyre u ndanë pasi Mozzik u largua nga On Records, ndonëse ruajtën një miqësi shumë të mirë.

Megjithatë, publikut shqiptar iu deshë të priste 5 vite për të parë Kidën dhe Mozzik sërish bashkë, këtë herë në një super projekt.

“PP” jo vetëm erdhi bujshëm, por kryeson listat e preferencat muzikore të shqiptarëve duke u bërë hiti absolut i verës me 29 milionë klikime në vetëm një muaj.

Pas këtij suksesi, artistët na zbuluan se kanë realizuar edhe një bashkëpunim të titulluar “Kërkun” që erdhi si pjesë e albumit Mozzart, duke u renditur si një nga këngët më të klikuara të albumit deri tani.

Këtë verë dyshen e kemi parë kudo bashkë. Fillimisht, menduam se po i lidhte vetëm puna, por duket se i lidh edhe miqësia pasi kalojnë goxha kohë edhe duke u argëtuar.

Si rrjedhojë nuk do habiteshim nëse do na sjellnin ndonjë këngë tjetër sepse janë dyshja më e sukseshme e momentit.

Dyshimet i ka ngitur Kida, e cila ka postuar një foto të Mozzik në studio, duke na bërë të mendojmë se mund të jenë duke gatuar ndonjë hit.

Epo, jemi gjithë sy e veshë.

Ndërkohë, shumë shpejt Kida pritet të sjellë këngën e saj të re “Edhe sa”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

i love theeeeeemë

A post shared by Everything About Kida (@kidatoritis) on

(Kosova Sot Online)