Publikohet për herë të parë foto e bashkëshortës së 'Mehmet Kosovës' me barkun e rrumbullakosur

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 11:40
Publikohet për herë të parë foto e bashkëshortës së 'Mehmet Kosovës' me barkun e rrumbullakosur

Aktori i famshëm turk, Kenan Imirzalioglu, është një emër mjaft i njohur edhe për shqiptarët.

Ai u bë i njohur për rolin e tij si “Mehmet Kosovali” në serialin shumë të ndjekur turk, “Jeta e hidhur”.

Në muajin maj të këtij viti mediat turke shkruajtën se ai dhe bashkëshortja e tij aktorja Sinem Kobal do të bëhen prindër për herë të parë.

Dhe ditën e djeshme çifti është fotografuar për herë të parë teksa Sinem po kryente kontrollin rutinë tek mjeku i saj.

Kenan i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe u shpreh:

'Faleminderit Zotit, gjithçka po shkon mirë. Sinem është në muajt e fundit, Zoti e ruajt atë dhe beben nga syri i keq’.

Kujtojmë që  Sinem Kobal dhe Kenan Imirzalioglu kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre rreth katër vite më parë.

(Kosova Sot Online)