Brooklyn Beckham së shpejti drejt altarit me miliarderen Nicola Peltz, Victoria Beckham do dizajnojë fustanin e nuses së saj

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 16:24
Brooklyn Beckham së shpejti drejt altarit me miliarderen Nicola Peltz, Victoria Beckham do dizajnojë fustanin e nuses së saj

Djali i Victoria Beckham, Brooklyn pak kohë më parë i propozoi për martesë të dashurës së tij Nicola Peltz.

Çifti do të shkojë së shpejti drejt altarit dhe do jetë pikërisht Victoria Beckham që do të dizajnojë fustanin.

Stilistja me famë botërore raportohet se do veshë nusen e saj në ditët më të bukur të jetës.

Ndërsa së fundmi, Victoria Beckham i bëri dhurata aktores nga koleksioni i saj i fundit.

“Victoria dëshironte që të ishte ajo dizenjuesja e fustanit dhe Nicola e emocionuar ka pranuar,”- tha një burim për The Sun. “Nicola fillimisht dëshironte një fustan nga Elie Saab, sepse ajo e ka veshur më parë, por tani ka vendosur të lejojë vjehrrën e saj që t’i dizajnojë veshje.”

Brooklyn dhe 25-vjeçarja njoftuan fejesën në një postim në Instagram në korrik pas 7 muajsh lidhje.

Aktorja mbante veshur në ditën e fejesës një fustan të dizajnuar pikërisht nga Victoria Beckham.

Por edhe më vonë ajo së bashku me vajzën e ikonës së modës, Harper shkuan të bëjnë shopping në butikun e stilistes Victoria’s London.

(Kosova Sot Online)