Nga abuzimi me drogën deri tek problemet me ligjin, çfarë ka ndodhur me aktorin e njohur të “Home Alone”?

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 16:27
Nga abuzimi me drogën deri tek problemet me ligjin, çfarë ka ndodhur me aktorin e njohur të “Home Alone”?

Macaulay Culkin është një prej aktorëve më të suksesshëm të të gjitha kohërave, por fatkeqësisht ai u përball me shumë sfida gjatë karrierës së tij, raporton “Mirror”.

Nga abuzimi me drogën deri tek problemet ligjore, përfshirë edhe një arrestim, Macaulay, i cili mbush 40 vjeç këtë javë, kaloi kohë të vështira pasi u bë i famshëm vetëm në moshën dhjetë vjeçare.

Në 2004-ën, një foto e 24-vjeçarit, e realizuar nga oficerët e policisë në komisariat, u publikua në mbarë botën, pasi u akuzua se kishte marijuanë dhe një substancë tjetër që e kishte marrë pa recetë, që dolën nga makina e tij.

Pastaj, ndërsa thashethemet vazhduan të përhapen në lidhje me varësinë e tij ndaj drogës, fotoja që Macualay postoi në Snapchat, i tronditi ndjekësit në 2012-ën.

“Jo, unë nuk po konsumoja 6 pako me heroinë në muaj,”- insistoi më vonë aktori në një intervistë për “The Guardian”.

Duke folur për përdorimin e drogës në një intervistë të rrallë këtë vit, Macaualy i tha “Esquire”: “Unë i dua ato. Janë si miq të vjetër. Por nganjëherë i tejkalojmë miqtë.”

Para se të fillonin telashet e Macaulay, ai u përball edhe me një sfidë tjetër. Në moshën 15 vjeçare, Macaulay hoqi zyrtarisht kujdestarinë ligjore të nënës dhe babait të tij.

Është raportuar që adoleshenti donte ta menaxhonte vetë pasurinë prej 13 milion paundësh që do të mblidhte dhe donte që prindërit të mos kishin më mundësinë që t’i kontrollonin të ardhmen.

Në vitet ’90, kur Macaulay u bë i famshëm duke luajtur disa role, babai i tij, Kit, la punën për të mbikëqyrur karrierën e filmit të Macaulay së bashku me gruan, Patricia.

Macaulay fitonte deri në 6 milion paund në një film, ndërkohë që Kit dhe Patricia fitonin 15 përqind nga paga e djalit të tyre.

Gjatë intervistës ai tha: “Prindërit nuk janë më kujdestarët e mi ligjorë dhe gjeta dikë që do të marrë përsipër financat e mia”.

Ai kishte edhe një vëlla më të vogël të quajtur Kieron.

Pas pastrimit të figurës së tij, Macaulay, i cili mbush 40 vjeç këtë javë, mbetet një ikonë e kulturës së pop-it.

Vitet e fundit ai ka themeluar edhe grupin e rrokut “The Pizza Underground”, luajti në disa filma indian dhe lançoi faqen e tij online rreth stilit të jetesës, të quajtur “Bunny Ears”.

(Kosova Sot Online)