“Njëra në krahë, teksa tjetra/i rritet brenda meje!” Këngëtarja e dashur shqiptare shtatzënë për herë të dytë!

  • G.G /
  • 26 August 2020 - 10:18
“Njëra në krahë, teksa tjetra/i rritet brenda meje!” Këngëtarja e dashur shqiptare shtatzënë për herë të dytë!

Në muajin korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Noa. Këngëtarja i dha fund beqarisë vitin që lamë pas, në një ceremoni private dhe në sy ra thjeshtësia e saj.

E vogla ka ndryshuar rrënjësisht jetën e këngëtares dhe për Ronën ky ka qenë viti më i bukur i jetës së saj.

Ditën e sotme Rona feston ditëlindjen dhe ka ndarë me ndjekësit një super lajm, duke treguar se është sërish në pritje të ëmbël.

Me anë të një fotoje buzë detit me Noan në krahë, këngëtarja e përshkruan ndjesinë e të qenurit nënë, si gjëja më e bukur në, teksa thotë se pret me padurim të bëhet nënë për herë të dytë.

Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gëzuar 1 vjetorin hareja jonë! #Noa1vjeç #babygirlbday

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu) on

(Kosova Sot Online)