Georgina si peshk, noton brenda oqeanit

  • G.G /
  • 26 August 2020 - 12:40
Georgina si peshk, noton brenda oqeanit

Georgina Rodriguez po shijon verën më të mirë në jetën e saj, duke u shfaqur gjithmonë nga jahti luksoz nëpër ujëra të vendeve të ndryshme nëpër botë.

E dashura e Cristiano Ronaldos po jeton si më së miri jetën e saj e rrethuar me familjen dhe pamje të mrekullueshme nga detet dhe oqeanet nëpër botë, derisa po lundrojnë me jahtin luksoz të futbollistit.

Ata tani po qëndrojnë në rivierën franceze, ku 26-vjeçarja ka shfrytëzuar rastin që të bëjë një zhytje në ujë.

Georgina është inçizuar derisa ka notuar brenda nën ujë duke e shfaqur trupin e saj në super formë në bikini të bardhë e duke treguar shkathtësitë në not.

Gjatë kësaj jave po flitet se çifti janë fejuar pikërisht në këto ditë të bukura që po kalojnë, megjithëse nuk është konfirmuar ende asgjë.

Instagram

Ajo e Cristiano vazhdimisht po publikojnë pamje nga momentet e lumtura që po kalojnë në këtë verë, duke pushuar, duke u relaksuar e duke festuar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë‍ë

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

(Kosova Sot Online)