‘Bad girl’ bën bashkë Stresin dhe Morenën, ja si duket dyshja e këngëtarëve në një prej skenave të klipit

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 09:36
‘Bad girl’ bën bashkë Stresin dhe Morenën, ja si duket dyshja e këngëtarëve në një prej skenave të klipit

Me fotot e ndryshme në rrjetet sociale, reperi i njohur Stresi dhe këngëtarja Morena Taraku kanë njoftuar bashkëpunimin e radhës pas projektit të tyre te parë muzikor të titulluar ‘Ki me bo’ 5 vite më parë.

Pak minuta më parë Stresi ka ndarë një foto krah Morenës, duke zbuluar dhe titullin e këngës e cila do të jetë ‘Bad Girl’.

Njëjtë si në çdo projekt tjetër, Stresi dhe Morena shfaqen të kuruar deri në detaje duke sjellë për fansat e tyre një tjetër këngë e cila me siguri do të kthehet në një hit.

Projekti i dy këngëtarëve do të publikohet fundjavën e ardhshme dhe me siguri deri në atë moment të gjithë do të jenë duke pritur me kërshëri se çfarë do të sjellin kësaj here për të gjithë audiencën Stresi dhe Morena.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

The biggest hit it’s coming Ft @morenataraku “Bad Girl “ We Shutdown ë

A post shared by STRESI (@stresi) on

(Kosova Sot Online)