Adrola ka një pikë të dobët kur vjen puna tek ushqimi dhe e ndan me të gjithë këtë detaj

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 09:40
Adrola ka një pikë të dobët kur vjen puna tek ushqimi dhe e ndan me të gjithë këtë detaj

Verën 2020, modelja e njohur, Adrola Dushi vendosi ta kalojë në Shqipëri, duke qenë edhe më pranë njerëzve më të dashur apo miqve të saj.

Së fundmi ajo ka ndarë në llogarinë e saj një foto jashtë një ‘fast food-i’, duke treguar dhe dobësinë e madhe që ka për këto ushqime. “Ajo iku nga fastfood-i, por fastfood-i kurrë nga ajo”, ka shkruar Dushi krah fotos së fundit ku shfaqet e veshur me ‘Cohls Sports Wear’ dhe mjaft e qeshur.

Ndonëse Adrola konsumon çdo lloj ushqimi, duket se kjo pjesë nuk është aspak problem për modelen pasi vazhdon të ketë linja perfekte.

Këtë fakt ia kanë pohuar edhe ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar gjithmonë për pamjen e saj.

(Kosova Sot Online)