Katy Perry dhe Orlando Bloom bëhen prindër të një vajze dhe zbulojnë emrin e veçantë të vogëlushes!

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 10:20
Katy Perry dhe Orlando Bloom bëhen prindër të një vajze dhe zbulojnë emrin e veçantë të vogëlushes!

Këngëtarja dhe i fejuari i saj, Orlando Bloom, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Daisy Dove Bloom.

Katy dhe Orlando e dhanë lajmin e bukur për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë të mërkurën, 26 gusht.

“Ne jemi të mbushur me dashuri dhe befasi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë. Por ne e dimë që jemi me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa ishte e jona”, thanë ata në një deklaratë.

“Komunitetet në të gjithë botën po përjetojnë mungesë të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe çdo 11 sekonda një grua shtatzënë ose që sapo ka lindur vdes, kryesisht nga shkaqe të parandalueshme. Që nga COVID-19, shumë më shumë jetë të porsalindura janë në rrezik për shkak të mungesës më të madhe të ujit, vaksinave dhe ilaçeve që parandalojnë sëmundjet. Si prindër të një të porsalindure, kjo na copëton zemrat, ndërsa ne bashkohemi me prindërit në vështirësi tani më shumë se kurrë”, vijon deklarata.

Vajza e çiftit erdhi në jetë të mërkurën, duke e bërë Perry-në nënë për herë të parë dhe Flynn 9-vjeç vëlla të madh. Ky është djali i vetëm i Bloom me ish-gruan Miranda Kerr.

Dyshja të cilët u fejuan në shkurt të vitit 2019 pas romancës disa vjeçare me ndarje dhe bashkime, njoftuan për pritjen e ëmbël në fillim të marsit, kur këngëtarja zbuloi barkun në videon muzikore për “Never Worn White”. Muajin tjetër, ajo zbuloi se ishte në pritje të një vajze.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Posted @withregram • @unicef Welcome to the world, Daisy Dove Bloom! We are honoured to introduce Goodwill Ambassadors @KatyPerry and @OrlandoBloom’s new bundle of joy.ë ë “We are floating with love and wonder from the safe and healthy arrival of our daughter,” Katy and Orlando told us.ë ë “But we know we’re the lucky ones and not everyone can have a birthing experience as peaceful as ours was. Communities around the world are still experiencing a shortage of healthcare workers and every eleven seconds a pregnant woman or newborn dies, mostly from preventable causes. Since COVID-19 many more newborn lives are at risk because of the increased lack of access to water, soap, vaccines and medicines that prevent diseases. As parents to a newborn, this breaks our hearts, as we empathize with struggling parents now more than ever.ë ë “As UNICEF Goodwill Ambassadors, we know UNICEF is there, on the ground, doing whatever it takes to make sure every expecting mother has access to a trained health worker and access to quality healthcare. In celebration of the heart we know our daughter already has, we have set up a donation page to celebrate DDB’s arrival. By supporting them, you are supporting a safe start to life and reimagining a healthier world for every child. We hope your ♥ë can bloom with generosity.ë ë Gratefully-ë ë Katy & Orlando.”ë ë Please tap the link in our bio to support the most precious gift: a healthy child.

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

(Kosova Sot Online)