Teksa vera po shkon drejt fundit, çfarë ndodhi me këngën e shumëpritur të Ledrit dhe Majk?

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 10:36
Teksa vera po shkon drejt fundit, çfarë ndodhi me këngën e shumëpritur të Ledrit dhe Majk?

Në 22 qershor Ledri, në një intervistë për NIN, tha se këtë verë do na vijë me disa bashkëpunime, siç janë Mc Kresha, Capital T, Lumi B, Dafina si edhe Majk. 

E teksa bashkëpunimet e para janë publikuar dhe kanë shkaktuar goxha impakt, kënga me Majk ende nuk është publikuar dhe nga artistët nuk ka asnjë lajmërim.

Madje, Ledri tha në intervistë se kënga kishte përfunduar dhe duhej të realizonin vetëm klipin.

Më 17 korrik në rrjet qarkulluan shumë foto e video nga xhirimet e videoklipit, që është xhiruar në bregdet dhe si duket do jetë tejet veror.

Në njërën prej fotove që qarkulloi aso kohe Majk dhe Ledri pozojnë së bashku, të veshur shumë cool dhe me një gotë në dorë. 

Tashmë kur ka kaluar mëse një muaj nga xhirimet dhe vera po përfundon, nuk kemi asnjë shenjë nga reperët rreth bashkëpunimit të shumëpritur.

Nuk dihet me siguri se çfarë ka ndodhur me këngën, por me siguri ata e kanë shtyrë për në një moment të dytë.

Kjo është hera e parë që dy reperët bëhen bashkë pas largimit të Ledrit nga Babastars dhe urojmë që gjërat të shkojnë si duhet.

(Kosoav Sot Online)