“Të dua!” Ardian Bujupi të na falë, por “çika e hallës” i zbuloi të pathënat!

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 10:40
“Të dua!” Ardian Bujupi të na falë, por “çika e hallës” i zbuloi të pathënat!

OK! Ardian Bujupi është super i karikuar dhe nuk e dimë nga i buron energjia, por surpriza të mëdha kemi zbuluar deri tani dhe kush e di sa nuk dimë.

Pak javë më parë, Ardiani solli “Panorama” në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn që bëri namin dhe deri tani numëron 25 milionë klikime.

Vetëm dy javë më parë ai solli Reggaeton, një këngë ritimike dhe tipike verore, teksa më herët këtë javë ai ka publikuar një video në Instagram, duke na njohur pak me këngën e re që na erdhi e papritur fare.

Kënga titullohet “Juliet” dhe nuk ka ende detaje lidhur me faktin se kur do publikohet, por me siguri më shpejt nga sa presim.

E teksan ne nisëm numërimin mbrapsh për “Juliet”, ditën e sotme dikush i zbuloi autorit të hitit “Andiamo” të pathënat.

Dhe është as më pak e as më shumë se “çika e hallës”, Sabrine Khan, e cila ka postuar në Instastory këngën e re të Ardianit që publikohet në 28 gusht, pra nesër.

Kënga titullohet ‘Të dua’ dhe është në bashkëpunimm me artistin gjerman Mudi. Kujtojmë se vetë Ardiani nuk ka kishte njoftuar më parë rreth këtij projekti.

Modelja është gjithmonë e para për të mbështetur Ardianin me projektet e reja dhe gjërat duket se po shkojnë mirë.

Kujtojmë se zërat për një romancë mes Sabrine dhe këngëtarit u hapën pas realizimit të këngës ‘Modela’ ku ajo është protagoniste e klipit.

Disa javë më parë Ardiani mohoi lidhjen në “NIN”, teksa disa ditë më vonë i pyetur nga fansat se çfarë e ka Sabrine, ai tha: “Qikë t’hallës. Jemi vetëm shokë.”

Megjithatë, fotot romantike, videot në TikTok, mbështetja e vazhdueshme për njëri-tjetrin janë disa detaje që nuk na e mbushin shumë mendjen.

Për më tepër, kjo foto me të cilën ai e uroi modelen për ditëlindje s’na duket fare si një foto që mund ta bëjnë shokët, në një dhomë gjumi…

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

500K FOLLOWER Special ë Ku ka met ajo motto ë #juliet

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

(Kosova Sot Online)