Rita e shqetësuar për rastet me COVID-19: Unë po mbaj maskë që të mund të vij në Kosovë

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 12:16
Rita e shqetësuar për rastet me COVID-19: Unë po mbaj maskë që të mund të vij në Kosovë

Rita Ora është shprehur e shqetësuar për rastet e shumta me koronavirus në Kosovë. Me këtë rast ajo ka bërë një video senzibilizuese ku bën apel që qytetarët të mbajnë maskë sa herë të dalin jashtë, në mënyrë që ajo të vijë sa më shpejt dhe të festojmë bashkë fundin e virusit.

Me anë të një videoje përmes UNICEF Kosova, Rita Ora ka përgatitur një video për të gjithë kosovarët.

Ajo apelon që të gjithë të mbajnë maskat dhe të mos neglizhojnë masat parandaluese, në mënyrë që pandemia të kalojë sa më shpejtë.

Këngëtarja nga Kosova me famë ndërkombëtare ka filluar videon duke thënë se është shumë e shqetësuar që kaq shumë njerëz në Kosovë jaë të prekur nga koronavirusi.

Ajo vazhdon me lutje që të mbrojmë veten dhe më të dashurit tanë, duke mbajtur maske e distancë sociale dhe duke u kujdesur për higjienën.

Rita thotë se ajo po mban maskën sa herë që është jashtë, në mënyrë që të vijë prap në Kosovë dhe të festojë fundin e virusit bashkë me ne.

(Kosova Sot Online)