Brad Pitt u nda nga Angelina Jolie për këtë femër e cila ia mori zemrën

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 23:40
Brad Pitt u nda nga Angelina Jolie për këtë femër e cila ia mori zemrën

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë ndarë që prej vitet 2016, por duket se ende nuk po finalizojnë dot divorcin. Së fundmi, arsyeja ishte se Angelina donte një gjykatës tjetër me pretendimin se ai që ishte caktuar kishte lidhje me avokatin e Pitt.

Burime thonë se aktorja ka ndjenja urrejtjeje dhe dashurie për Brad, prandaj nuk dëshiron t’ia japë divorcin. Mirëpo, gjatë kësaj kohe Brad nuk ka qëndruar single, përkundrazi e ka shfrytëzuar kohën për t’u njohur me gra të tjera.

Së fundmi, aktori i famshëm po përflitet për një lidhje të re me një modele gjermane, të quajtur Nicole Poturalski.

Ai është fotografuar me modelen 27-vjeçare e cila ngjan shume me Angelinen, duke hipur në një avion privat. Sipas OK! Magazine, çifti është parë duke u puthur e përkëdhelur si adoleshentë të dashuruar para se të hipnin në avion.

Image

(Kosova Sot Online)