Melinda vjen me poza tërheqëse nga xhirimet e klipit të ri

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 08:26
 Melinda vjen me poza tërheqëse  nga xhirimet e klipit të ri

Reperja Melinda Ademi tash e një kohë është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Ajo ditë më parë zbuloi se po vjen në bashkëpunim me reperin Gjiko, ndërsa projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti.

Bukuroshja, e lindur dhe rritur në Amerikë, së fundmi ka sjell disa fotografi joshëse nga prapaskenat e klipit të ri.

Zeshkania vjen me një ‘look’ të veçantë, teksa prezanton një nga dukjet atraktive të këtij videoklipi.

E njëjta njëherësh theksoi linjat e bujshme trupore e veshur me një palë bikini blu.

Komplimentet krahas postimit nuk munguan as nga miqtë e kolegët që numëron në Instagram.

(Kosova Sot Online)