Gashi publikon bashkëpunimin e ëndrrave me ikonën e muzikës botërore!

  • G.G /
  • 28 August 2020 - 11:23
Gashi publikon bashkëpunimin e ëndrrave me ikonën e muzikës botërore!

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, është një ndër emrat më të njohur të repit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sukseset e tij vijnë në rritje dita ditës.

Momentalisht është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Pak kohë më parë, reperi i njohur ka dhënë një intervistë për Forbes, ku ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

Së fundmi, ai ka publikuar videoklipin e shumëpritur që mban titullin “Mama” dhe po ecën goxha mirë.

Ndërkohë ai ka  publikuar një super bashkëpunim me artistët shqiptarë, Pinksweats dhe  Njomza, teksa vetëm disa ditë më parë lançoi projekti “Lies” që po pëlqehet goxha shumë.

Më 6 gusht ai publikoi dokumentari që titullohet “Now you know” (Tani ti e di), i cili ndër të tjera, flet edhe për periudhën e luftës në Kosovë, vështirësitë e të qenurit emigrant, dhe peripecitë që ka kaluar.

Po ashtu, Gashi ka bërë me dije se ky dokumentar i dedikohet atyre që nuk kanë patur mundësi në jetë, por kanë patur ëndrra.

Mirëpo, nuk ka mbaruar këtu.

Gashi ka bërë me dije në një koment se po ashtu po përgatit një film me Netflix, por nuk ka dhënë detaje të tjera, duke na lënë mes pikëpyetjeve të shumta.

(Kosova Sot Online)