Këngëtarja e njohur është diagnostikuar me kancer

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 08:54
Këngëtarja e njohur është diagnostikuar me kancer

Ish-anëtarja e grupit “Girls Aloud”, Sarah Harding e ka bërë të ditur lajmin se është diagnostikuar me kancer në gji.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja e konfirmoi lajmin se fatkeqësisht sëmundja i është përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit.

Duke e ndarë një fotografi të saj në spital, Harding deklaroi: “Përshëndetje të gjithëve. Shpresoj se jeni mirë dhe të sigurt gjatë kësaj periudhe të vështirë të shkaktuar nga pandemia. Ka kohë të gjatë që nuk kam postuar në Instagram, por dua t’iu falënderoj të gjithëve që më keni kontaktuar për të mësuar rreth gjendjes sime shëndetësore. Kjo do të thotë vërtetë shumë për mua, prandaj mendoj se kjo është koha e duhur për t’iu treguar se çfarë po ndodhë. Në fillim të këtij viti unë u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe para disa javësh e morra lajmin e hidhur se kanceri më është përhapur edhe në pjesë tjera të trupit. Aktualisht jam duke bërë sesione javore të kimioterapisë dhe po e luftoj këtë sëmundje me gjithë forcën time. E kuptoj se ky lajm mund të jetë shokues për ta lexuar në rrjete sociale, dhe më besoni ky nuk është qëllimi im. Por, duke qenë se javën e kaluar ishte bërë publik online lajmi se disa persona më kanë parë duke hyrë dhe dalë nga spitali, mendova se është koha e duhur ta informoj publikun për gjendjen time. Ndërkohë shpresoj që të gjithë ju e kuptoni dhe respektoni kërkesën time për privatësi, gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës sime. Ju dërgoj shumë dashuri”.

Image


(Kosova Sot Online)